Silvio Berlusconi ndërroi jetë – DW – 12/06/2023
  1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Silvio Berlusconi ndërroi jetë

12 Qershor 2023

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare. Ai i dha tonin politikës italiane për disa dekada, krijoi një perandori mediatike, por ishte një nga figurat më të kontestuara të Italisë.

https://p.dw.com/p/4SSgl
Italien Ex-Ministerpräsident Silvio Berlusconi
Fotografi: Andrew Medichini/AP Photo/picture alliance

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi dhe kreu i partisë, Forza Italia ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare, sipas njoftimeve në media. Që të premten, Berlusconi ishte dërguar në një spital të Milanos, San Raffaele. Berlusconi vuante nga një formë kronike e leukemisë. Vetëm para pak kohësh ai ishte trajtuar në një spital të Milanos për shkak të sëmundjes dhe një infeksioni në mushkëri. Pas 45 ditësh në spital e dy javë në trajtim intensiv ai mundi të largohet nga klinika, por të premten u desh të trajtohej sërish.

Silvio Berlusconi
Fotografi: Nicola Marfisi/Avalon/picture-alliance/dpa

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto e vlerësoi figurën e Berlusconit dhe u shpreh se vdekja e tij do të lerë "një boshllëk të madh".

Berlusconi hyri në politikë në vitin 1994, dhe për gati 30 vjet ai ishte ndër emrat më të njohur të politikës italiane, katër herë kryeministër i Italisë. Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, Berlusconi ishte vetëm senator. Një shkak i suksesit të tij politik lidhet me përçarjen e thellë brenda së majtës italiane dhe talentit të tij për krijimin e koalicioneve të pazakonta, vlerëson agjencia gjermane, kna në një nekrologji për ish-kryeministrin.

Para karrierës politike, Berlusconi kishte filluar me ndërtimin e perandorisë më të madhe televizive të Italisë. Grupi mediatik MFE drejtohet nga familja e Berlusconit dhe është aksioner edhe në Gjermani tek Prosieben-Sat1.

Karriera e politikanit është tronditur disa herë nga një seri skandalesh. Politikani i kontestuar duhet të dilte para drejtësisë për një sërë deliktesh të korrupsionit ekonomik dhe rolin e tij për party-t të ashtuquajtura "bunga-bunga-party". Në vitin 2013 ai u dënua për mashtrim fiskal.

Silvio Berlusconi
Fotografi: Photoshot/picture alliance

la/ag